Eksperti i Shëndetësisë Gazment Koduzi, përmes një statusi në “Facebook” ka reaguar, pas deklaratave të sotme të ministres të Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.

Koduzi ngre pyetjen nëse vërtetë janë shtuar infermierë të rinj apo thjesht janë mbushur vendet e infermierëve të larguar nga vendi.

Më tej, Koduzi analizon edhe gjendjen e shëndetësisë në vend, duke thënë se qeveria deri tani ka bërë vetëm demagogji.

Postimi i ekspertit të Shëndetësisë Gazment Koduzi:

Sot, Ministri Shëndetësisë deklaroi se 48 infermierë iu bashkuan ekipit të QSUT. Në pamje të parë është një lëvizje për tu përshëndetur sepse ndihmon në ofrimin e kujdesit më cilësor ndaj pacientëve të shtruar në spitalin infektiv dhe trajtohen me covid-19. Por a është me të vërtet rritje e numrit të infermierëve në QSUT apo mbushja e vendeve bosh nga largimi infermierëve? A duhet të gëzohemi për këtë “sukses”?

ABSOLUTISHT JO! Qeveria që në krye të herës së situatës me covid-19 ka bërë vetëm demagogji, dhe asnjë masë serioze që ti paraprijë ose zgjidh problemet që paraqet situata. Një prej shumë elementëve që ka ceduar në cilësinë e kujdesit shëndetësor ndaj pacientëve të shtruar në spitalet covid ka qenë kujdesi infermieror. Kjo, jo për fajin e infermiereve që shërbejnë natë e ditë me një ngarkesë skllavërore, por për shkak të pamundësisë fizike dhe kohore për ta kryer detyrën si duhet. Informacionet thonë që në Sauk janë 4 infermiere për një pavion me 37 pacientë, ku gjysma e krevatëve janë semiintensivë, pra 1 infermiere për 9 pacientë. Kjo infermiere duhet të kujdeset për higjenën e tyre, t’i ushqejë, ‘tu japin mjekimin, si dhe të kujdesen për parametrat jetësorë, të kujdesen për maskën nëse janë me apart C-PAP ( që aktualisht plotësojnë vetëm 40% të nevojave, pra kanë nevojë për më shumë C PAP) apo për burimet e oksigjenit.

A mund të na thojë Ministri sesa prej 50 infermiereve që dërgoi në Sauk disa javë më parë kanë qendruar në detyrë? Gojët e liga thonë që shumica ja mbathën që ditët e para kur panë kushtet në tëcilat punohej, dhe sot kanë ngelur më pak se 16 veta. A kryen kujdes cilësor  1 infermiere për 9 pacientë?

A I pyetën kolegët italianë që erdhën se sa ishte raporti pacient infermier për një kujdes cilësor? Në itali kanë një raport 1 pacient/ 2 infermierë për pacientët covid, për të dhënë kujdes cilësor. Në Shqipëri sot janë 151 pacientë të shtruar që duhet të kishin në dispozicion 151 x 2 infermiere x 3 turne= 906 infermiere në të dy spitalet.

Kot sa I pyes, sepse këtë llogari nuk e kryen asnjë, sepse Komiteti nuk ka asnjë planifikues apo menaxher shëndetësor në përbërje. Sot janë pa punë rreth 4000 infermierë në Shqipëri, dhe mjafton vetëm dëshira dhe vizioni për ti punësuar. Do të quhej një arritje, nëse Ministri do të thoshte që arritën standartin e kujdesit cilësor ndaj pacientëve duke vënë në dispozion 906 infermierë.  Cdo fjalë apo veprim tjetër është vetëm demagogji me jetën e shqiptarëve.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb