Kryeministri Edi Rama nuk i ka kursyer kritikat sa i takon Bashkimit Europian në lidhje me mosliberalizmin e vizave për Kosovën, edhe pse kjo e fundit ka plotësuar kushtet e saj.

Në një komunikim me gazetarët teksa ndodhet për një vizitë zyrtare në Prishtinë, kreu i qeverisë shqiptare theksoi se ai nuk mund të komentojë kurrsesi takime që mbahen në kuadër të dialogut Serbi-Kosovë. Mes të tjerash kreu i ekzekutivit shqiptar theksoi se Kosova nuk duhet të barrikadohet dhe nuk duhet të ndalë dialogun me Serbinë.

“Unë respektoj një etikë që është etika më normale në marrëdhëniet ndërkombëtare por dhe në marrëdhëniet njerëzore besoj. Takimet kanë komente kur ka dakordësi për të bërë komente. Nuk kemi diskutuar për të bërë komente dhe s’jam këtu për të komentuar takimet dhe dallimet. Dallimet ju i dini, i shihni. Unë nuk kam zbuluar ndonjë gjë të re në kuptimin që thuhet në opinion. Është e rëndësishme që duke diskutuar mëson dhe kupton. Në këtë aspekt mos kërkoni nga unë që t’i bëjë komentet takimeve. Si përkas asaj shkolle dhe nuk kam respekt për atë stil. E di që ka ushtrues të atij stili dhe në Shqipëri dhe në Kosovë. Mendimi im është i thjeshtë. Kosova nuk duhet të barrikadohet. Kosova nuk duhet të ndalë dialogun dhe nuk duhet të nënvleftësojë ndikimet e këtij brutaliteti. E mbani mend shumë mirë se Kosovës iu kërkua që të plotësonte kushtet për liberalizmin e vizave. Kur u plotësuan kushtet, duhet të bëhej demarkacioni me Malin e Zi. Se çfarë lidhje kishte demarkacioni, këtë e dimë. Ishte lidhje politike se lidhje teknike s’kishte. Ajo histori mbeti si lëmsh para Kosovës.

U zgjidh kjo dhe vizat nuk u liberalizuan. Mos u çudisni nëse s’e vlerësojmë dot këtë brutalitet dhe nëse nuk vlerësojmë si komb këtë që bën Kosovë. Shqipëria ka detyrë që të mbështesë. Gjenerata që ka bërë luftës, s’janë më aty. Pjesa që ka bërë luftën janë në presion. Të gjithë nuk e dinë fare, se ça historie ka drejtësia ndërkombëtare në Kosovë dhembi luftën e saj me Serbinë. Ka më pak se 10 vendime nga Haga për autoritetet serbe për depërtim të 1 mln njerëzve me dhunë. Pa llogaritur 20 mijë rastesh përdhunimesh dhe pastaj dhe të gjithë të vrarët e të zhdukurit. Ndërkohë le të numërojmë sa janë personat që janë të proceduar në këto shkallë gjyqesh, nga ana e UÇK. Si ndërtohet ky raport. Sa janë në Serbi ata që janë gjykuar për krime të luftës. Serbia si ka raportet e luftës vetëm me Kosovën.
Bëhen 20 vetë!”,- tha Rama.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: