Me të ardhmen në dyshim të fortë, Edy Reja kërkon të lë gjurmë në çdo sfidë, qoftë miqësore, si kjo e së mërkurën kundër Katarit. Ky është një test i rëndësishëm për lojtarët e grumbulluar, 98% i tyre produkt vendas. Për fat të keq, edhe Katari, ashtu si Arabia Saudite, vendosi kusht që kjo miqësore të zhvillohet me dyer të mbyllura, pa tifozë dhe pa media, kusht që u pranua nga FSHF.

Ekipi përfaqësues zbarkoi në Spanjë një ditë më parë, ku zhvilloi edhe seancën e fundit stërvitore. Të gjithë lojtarët ishin në dispozicion të trajnerit, përfshi këtu edhe Ardit Deliun. Për më shumë se një orë tekniku Reja provoi vendosje të ndryshme taktike në fushë, duke testuar të gjithë lojtarët e ftuar për këtë miqësore.

Atmosfera ishte shumë pozitive me skuadrën që beson në një paraqitje të mirë ndaj Katarit. Me një grup, ku vetëm Kristal Abazaj dhe Arlis Shala vijnë nga jashtë, lojtarët e tjerë janë nga kampionati shqiptar, trajneri Reja ka projektuar edhe titullarët që do të hidhen në fushë sot ndaj Katarit.

314993352 5420197884746063 2407563084701657346 N
314993352 5420197884746063 2407563084701657346 N

Skema nuk ndryshon as në këtë miqësore, 3-5-2. Në portë titullar është projektuar pikërisht portieri i Drenicës, Arlis Shala, ndërsa në mbrojtje Andi Hadroji nga e djathta, në qendër Gurishta i Vllaznisë, Janku i Bylisit dhe Turkaj i Laçit, teksa krahun e majtë do ta mbulojë Esin Hakaj. Mesfusha pritet të formohet me Serxho Ujkën e Laçit, Sherif Kallakun e Tiranës dhe Arinaldo Rrapajn e Partizanit. Në sulm Reja mund t’i besojë dyshes së Partizanit, Tedi Cara dhe Xhuliano Skuka. Ky është një projeksion paraprak pasi deri në orën 18:30, përpara se të startojë kjo përballje, mund të ketë ndryshime në formacion.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: