Barazimi 1-1 kundër Torinos në derbi i lë një shije të hidhur “Zonjës së Vjetër”, barazimi i dytë radhazi pas atij kundër Atalanta, një ecuri me “frena dorë” për ekipin e Allegrit që tani rrezikon shumë, rrezikon mbi të gjitha zonën Champions.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Ky barazim erdhi më shumë kosto pasi u dëmtua edhe Dybala. “X” vjen përpara sfidës në Champions kundër Villareal, sigurisht mund të ketë një ndikim edhe në aspektin psikologjik. Bardhezinjtë ndjejnë tashmë nga shumë pranë presionin e Atalanta në Serie A, me bergamaskët që kanë treguar rritje, por kujdes edhe nga ekipe si Lazio, Roma e Fiorentina.

De Ligt
De Ligt

Ndryshe nga se mendohej në fillim, pas një merkato janari shumë cilësore, Juve nuk e ka aspak të sigurt prezencën në Champions sezonin e ardhshëm, përkundrazi duhet të djersinë shumë për të siguruar një vend mes ekipeve më të mira të Evropës.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb