Barcelona kërkon të qëndrojë në nivel të larta, por e kanë shumë të vështirë të lëvizin në tregun e transferimeve, të paktën deri më tani. Flitet për emra si Robert Lewandowski, Bernardo Silva etj, por sipas Sport, së fundmi drejtuesit e klubit blaugrana janë duke kthyer disa sondazhe për të kuptuar nëse ekziston mundësia për një rikthim të mundshëm të Luis Suarez.

Skysports Luis Suarez Barcelona 4612369
Skysports Luis Suarez Barcelona 4612369

Më 30 qershor, Suarez largohet falas nga Atletico Madrid por për uruguaianin interesohen edhe ekipe si Sevilla, Villareal dhe River Plate. Suarez ishte pjesë e Barcelonës nga viti 2014 deri në vitin 2020 ku realizoi 198 gola në 283 ndeshje.

O.dembele
O.dembele

Në mënyrë surprizë, ka ndryshuar shumë situata në lidhje me Ousmane Dembele. Francezi është gati të rinovojë me Barcelonën, i ka dhënë atyre prioritet por as që ka ndërmend të pranojë skonto në lidhje me pagën e tij. Për Dembele interesohen edhe klube si Chelsea dhe PSG.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb