Kanë mbetur edhe 48 orë nën kontratë me Barcelonën. Për Osmane Dembele janë orët e fundit të reflektimit, të qëndrojë apo të largohet, natyrisht me parametra zero, ku ofertat nuk mungojnë.

Pavarësisht se tratativat për rinovim u prishën që në muajin shkurt, sipas Cadena SER, Barcelona ditët e fundit i ka paraqitur një ofertë të re menaxherit të futbollistit francez dhe tashmë kjo po vlerësohet. Data e fundit është 30 qershori, dita e fundit e kontratës me katalanasit.

Në muajt e fundit, pas ardhjes së trajnerit Xavi, Dembele jo vetëm që u ndje i rëndësishëm në ekip, por bëri paraqitje shumë të mira. Situata nuk është më ajo e fillimit të këtij viti, por gjithsesi, tymi i bardhë nuk po duket.

Nga ana tjetër, ofertat për Dembele nuk mungojnë, nga PSG, United e të tjerë klube të mëdha, që janë gati të plotësojnë edhe rrogën e lartë të francezit. Tani mbetet për t’u parë, nëse mesfushori francez do të zgjedhë projektin sportiv me Xavin apo do të largohet për një pagë më të lartë diku tjetër.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb