Ndryshon situata për Ousmane Dembélé te Barcelona. “Dembélé, lojtar pokeri”. Ky është titulli i gazetës sportive franceze “L’Equipe”. Përfaqësuesit e mesfushorit kanë ndryshuar kartat, duke i përsëritur klubit katalanas se sulmuesi është tërësisht i fokusuar te blaugranat dhe synimi i tij është rinovimi i kontratës që po skadon.

Kujtojmë se Dembele është lënë jashtë skuadrës nga trajneri Xavi në ndeshjet e fundit. Drejtori sportiv Alemany konfirmoi përjashtimin e francezin nga projekti katalanas para disa ditësh për shkak se nuk ka dëshirë të rinovojë kontratën. Francezi reagoi më vonë: “

“Prej 4 vitesh vazhdoj të lexoj gjëra për mua dhe nuk kam provuar kurrë të mbrohem. Prej 4 vitesh lexoj shpifje të vazhdueshme. Prej 4 vitesh personat flasin në vendin tim, gënjejnë me paturpësi vetëm për të më dëmtuar. Por sot them mjaft.

Do të përgjigjem ndershmërisht, pa pranuar asnjë shantazh: ndaloj këdo që të thotë se nuk jam i përfshirë në projektin sportiv, ose që të më atribuojë qëllime që nuk i kam patur kurrë.

Jam plotësisht i përfshirë në projektin e Barcelonës dhe në dispozicion të trajnerit tim. Kam dhënë gjithmonë gjithçka dhe kjo nuk ndryshon” – deklaroi ndër të tjera Dembele, të cilit i përfundon kontrata në verë, por këtë javë mund të rinovojë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb