SPANJË

Sulmuesi i Barcelonës Ousmane Dembele ka hasur në kritika të forta për shkak të performancës së ulët, por ky nuk është problemi i fundit për të.

Tek skuadra e Barcelonës janë të pakënaqur me sjelljet e lojtarit edhe jashtë fushës, pasi problem të madh ka edhe fiksimin tek video-lojërat, të cilat i shkaktojnë humbjen e përqendrimit si dhe një ekspozim ndaj rreziqeve të tjera, sidomos në komunikacion.

Ai ka krijuar një stil jetesë krejtësisht të mbyllur nga shokët e tjerë, ndërsa në vend të kësaj, sulmuesi luan në formë të shfrenuar video-lojëra. Pjesa dërrmuese tek katalanasit  kanë një antipati ndaj sjelljeve të lojtarit, pasi siç thonë ekspertët veprimi i tij ndikon negativisht drejtpërdrejt  edhe tek ecuria e skuadrës.

Siç raportojnë mediat në Spanjë, sulmuesi në të shumtën e herëve nuk paraqitet fare në seancat stërvitore dhe për këtë klubi “Blaugrana” i ka vënë në dispozicion një shofer personal për të zgjidhur këtë çështje.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb