Ousmane Dembele iu bashkua Barcelonës verën e kaluar, ku katalanasit paguan plot 150 milionë euro te Borussias Dortmund, por francezi nuk po disiplinohet.   Ai deri më tani ka marr plot 200 mijë euro gjoba, por sërish klubi nuk kanë arritur ta disiplinojë sa duhet.

Kjo pasi Dembele vazhdon të paraqitet me vonesë në stërvitje, edhe pse në ndeshjet e fundit ka treguar një formë të mirë. Dembele nuk është një fans i jetës së natës, por është dhënë shumë pas serialeve televizive dhe video-lojërave.

Ai qëndron për orë të tëra natën dhe kurrë nuk arrin në orar për stërvitjen e mëngjesit.  Duke parë që ky problem po vazhdon, Barcelona i ka gjetur një zgjidhje francezit që të mos vonohet. Klubi ka vendosur që të mos e gjobisë më lojtarin, por e ka urdhëruar që të mbajë telefonin gjatë gjithë kohës hapur. Njerëzit e klubit  do të jetë ata që do të kujdesen që ai të zgjohet.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: