LEZHE – Dëmtime të shumta në pronën publike vihen re në rrugët e qytetit të Lezhës. Parmaket e drunjta të shëtitores, ura më e vjetër mbi lumin Drin por edhe rrugët e brendshme të qytetit po shkojnë drejt degradimit.

Drejtori i Shërbimeve Publike në Bashkinë e Lezhës shprehet se ka nisur ndërhyrja për shetitoren, ndërsa persa i përket urës ai thotë se Bashkia e Lezhës nuk ka fonde të mjaftueshme për rikonstruksionin e saj.


Bashkia Lezhë si përgjegjëse për menaxhimin e territorit bën me dije se ka referuar në polici rastet e dëmtimit të pronës publike, por ende nuk ka autorë të identifikuar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb