OSSH informon lidhur me dëmet në sistemin e shpërdnarjes së energjisë elektrike prej motit të keq mbrëmjen e kaluar dhe në orët e para të mëngjesit.

Siaps njoftimit zyrtar, situata më e përkeqësuar paraqitet në Shkodër, Lezhë, Tropojë, Lacc, Rrëshen kurse në jug në rajonin e Gjirokastrës.

Sipas OSSH, terreni është i vështirë por po punohet për të riparuar defektet. Ndërkaq lajmi i mirë është se situata e furnizimit me energji te hidrovorët është stabilizuar pasi janë evndosur në punë linjat elektrike që furnizojnë Volorekën, Grykëzezën dhe Gocajn. Përmirësimi nga ora 08:00- 13:30 është në masën 64%.

 

NJOFTIMI NGA OSSH

Moti i keq, OSSH monitoron situatën, vijon puna për riparimin e defekteve nga dëmet

Për shkak të motit të keq, me reshje shiu intensive dhe shkarkime atmosferike, gjatë natës së mbrëmshme dhe orëve të para të mëngjesit të sotëm, rrjeti i shpërndarjes  elektrike në disa zona në vend ka pësuar dëme.

Situata paraqitet e përkeqësuar në Lezhë, Shkodër, Tropojë, Laç, Rreshen dhe rajoni Gjirokastër.

Terreni i vështirë e ka bërë jo të lehtë punën e punonjësve të OSSH, megjithatë grupet e avarisë po angazhohen pa ndërprerje pë rikthimin e nornalitetit në furnizimin me energji në të gjitha zonat e prekura nga defektet. Rëndësi të veçantë i është kushtuar furnizimit pa ndërprerje të hidrovoreve, spitaleve dhe institucioneve publik.

Situata e furnizimit me energji te hidrovorët, e stabilizuar

Nga raportimi i orës 13:30 prej grupit të gatishmërisë OSSH qendër, mësohet janë vendosur në punë linjat elektrike që furnizojnë me energji hidrovorët e Volorekës (Pogradec), Grykëzezë dhe Gocaj (Lezhë).
Aktualisht, të gjitha linjat 35 kV dhe fiderat 20/10/6 kV që furnizojne me energji elektrike Hidrovorët janë ne punë në skemë normale furnizimi me energji elektrike.
Në raport me gjendjen e furnizimit në terësi, kemi përmirësim në masën 64% në krahasim me të dhënat e orës 08:00.


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb