Në lidhje me situatën e furnizimit me energji elektrike në kushtet e motit të keq prej disa ditësh, Operatori i Sistemit të Shpërndarjes (OSSH Sh.A), raporton se:
Të gjitha linjat 35 kV N/Stacionet si dhe Fiderat 20/10/6 kV që furnizojnë me energji elektrike Hidrovorët janë në punë në skemë normale furnizimi me energji elektrike.

Fiderat që furnizojnë institucionet e rëndësisë së veçantë si spitalet Covid, ndodhen në pune në regjim normal skemë furnizimi me energji elektrike.

Në lidhje me rrjetin në tërësi, aktualisht brigadat po punojnë në linjën 35kV Fushe Arrëz – Pukë, dëmtuar nga pesha e akullit mbi linjë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Në mbështetje kanë ardhur njësi nga Tirana, pjesë e Drejtorisë qendrore Tensioni i Lartë. Pa energji elektrike është qyteti Pukë dhe dy fshatra.

Sipas OSSH, situata e furnizimit me energji elektrike paraqitet tejet normale në pjesën kryesore të vendit, me 3 fidera të stakuar, nga mbi 1000 që operojnë aktualisht në rrjet.

Problem deklaron OST mbeten zona e Kukësit, Tropojës. Rreth 90% e defekteve janë në zona rurale, kryesisht të thella.
OSSH nuk ka ndalur në asnjë moment gatishmërinë dhe punën në terren, edhe pse ka hasur në shume pengesa, pemë të rrëzuara në linja, shtylla të dëmtuara nga dëbora, rrëshqitje dheu, terrene të vështira malore etj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb