Ministri i Shtetit për Rindërtimin, Arben Ahmetaj ka inspektuar sot nga afër kantierin e shtëpive të reja në Golem, një nga zonat më të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit.

Gjatë inspektimit ai u njoh me punën nga afër, ndërsa Ahmetaj tha se ritmi i ndërtimit të njësive individuale është shtuar. “Deri në fund të këtij viti, një pjesë e familjeve që kanë humbur shtëpisë në 26 nëntor, do të futen në shtëpitë e tyre. Do të festojnë Vitin e Ri në shtëpitë e tyre të reja. Po vijojmë me shkollat. Me pallatet, do të hapim themelet në fund të shtatorit ose në tetor. Maxhoranca fokusohet tek rindërtimi, nuk është kusht, por ditë pune”,- tha Ahmetaj.
Puna për rindërtimin e banesave individuale ka nisur paralelisht edhe në njësitë e tjera, Luz, Helmas, Synej dhe në qytetin e Kavajës, ndërsa vijojnë me ritme të shpejta punimet për rindërtimin e infrastrukturës në dy zonat e reja zhvillimore, Kavajë dhe Golem.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb