Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka vizituar familjen e Petrit Vrapit në Papër të Elbasanit, shtëpia e të cilit u dëmtua nga rrëshqitjet e tokës dhe dy tërmetet që përfshinë vendin.

Balla ka parë nga afër punën që po kryhet me ritme të shpejta për përfundimin e ndërtimit të shtëpisë së re dhe i garantoi familjarët se festat e fundvitit do t’i gëzojnë në shtëpinë e re.

Përmes një postimi në rrjetin social facebook numri dy i PS-së, Taulant Balla dhekson se për të katër anëtarët e familjes do të përfitojnë trajtim të posaçëm me pension dhe kujdes social.

Postimi i plotë:

#TiNukDoJeshKurrëVetëm???
Në familjen e Petrit Vrapit, ku hallet janë të panumërta?. Por puna është në mbarim për shtëpinë e re dhe festat e fundvitit do t’i gëzojnë në shtëpi të re? Gjithashtu të katër anëtarët e familjes, trajtim të posaçëm me pension dhe kujdes social? #shqipërisolidare???

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb