SHBA

Demi Lovato është fotografuar për herë të parë në publik, pas mbidozës që për pak e çoi drejt vdekjes. Dy muaj më parë bëri bujë të madhe lajmi se këngëtarja e njohur kishte përfunduar në spital nga mbidoza e heroinës.

Fansat e këngëtares u alarmuan dhe me padurim prisnin lajme për gjendjen e saj. Pasi doli nga spitali Demi Lovato kishe premtuar se do të shtrohej në një klinikë për rehabilitim. Pas një terapie ku mori mjekimin e duhur për të kaluar situatën e rrezikshme, Demi ka nisur jetën e saj të mëparshme.

TMZ ka arritur të sigurojë foto ekskluzive, të parat e këngëtares që nga koha kur u shtrua në spital. Ajo u fotografua krah një mashkulli bjond duke darkuar në një restorant super luksoz. Demi dukej në formë shumë të mire fizike. Sipas TMZ djali mendohet se është një stilist veshjesh.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb