Demi Lovato tregoi trupin e saj të hollë mbresëlënëse në sfilatën e modës Hugo Boss në Miami. Ylli i popit 30-vjeçar kishte veshur një bluzë të bardhë që zbulonte belin e saj të tonifikuar teksa pozonte për fotografët. Me flokët e errët të tërhequr Demi dukej shumë e freskët. Ajo kombinoi pjesën e sipërme me një fund maxi dhe një xhaketë të bardhë.

Demi ka folur më herët hapur për çrregullimet e të ngrënit dhe betejën e saj me buliminë dhe siç thotë ajo tani “po mëson të dojë veten”.

“Po ndihem e keqe sot në një set fotografik, por po zgjedh të pranoj atë që shoh, sepse e dua veten për atë që jam dhe dashuria dhe mbështetja juaj më ndihmon shumë… Jo, nuk do të privoj kenaqesitë dhe nuk po gënjej, kam vene disa kile qe kur kam hequr dore nga dietat, por tani ndihem mirë”, ka shkruar ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: