SHBA

Këngëtarja e famshme, Demi Lovato, është rikthyer për herë të parë në rrjetet sociale pas mbidozës së saj në muajin korrik. Me anë të një foto të publikuar në Instgram këngëtarja na tregon se ka shkruar për të votuar për Kongresin e ri DailyMail.

Këngëtarja 26-vjeçare, e cila sapo ka dalë nga rehabilitimi, ka ndarë me ndjekësit e saj një fotografi, të realizuar te këndi i votimit.

“Unë jam kaq mirënjohëse që jam në shtëpi për të votuar”, ka shkruar Demi Lovato. “Një votë mund të bëjë ndryshime, prandaj sigurohuni që zëri juaj të dëgjohet – tani dilni dhe votoni!”, ka shkruar tutje ajo.

Untitled 5

Demi Lovato kaloi plot 90 ditë si paciente në një qendër rehabilitimi në ShBA. Ajo u dërguar me urgjencë në spital në muajin korrik pas një overdoze në shtëpinë e saj në Los Angeles. Por pas trajtimit të saj, burimet thonë se ajo është ‘e lumtur dhe e shëndetshme’, dhe po punon për ta ndryshuar jetën e saj.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb