Pas rrëfimeve shokuese për overdoze në 2018 dhe përdhunimeve të pësuara, Demi Lovato flet për një kapitull tjetër shumë të rëndësishëm në jetën e saj, pikërisht për identitetin e saj seksual. Në një intervistë me EË, këngëtarja dhe artistja ka folur se si ndarja me ish të fejuarin e saj, aktorin Max Ehrich e ka ndihmuar të kuptojë që për momentin ndjehet ‘seksualisht shumë e paqartë’ për një impenjim të tillë. ‘Jam shumë gay për tu martuar me një burrë në këtë moment’, ka thënë këngëtarja. Nuk e di nëse kjo do ndryshojë pas 10 vitesh, por më pëlqen të pranoj këtë gjë tani’.

  • foto galeri
  • foto galeri

Që në 2017 Demi kishte deklaruar që nuk donte të etiketohej kur bëhej fjalë për identitetin e saj seksual. ‘Ndjehem sikur të gjithë kërkojnë gjithmonë një titull’, kishte thënë Lovato në PrideSource.com. ‘Por besoj që kjo është e parëndësishme për muzikën time’. Në një lidhje live në Facebook në tetor, ajo kishte treguar, se si kur ishte 17 vjeç i kishte treguar motrës së saj se i pëlqenin femrat dhe se donte të kishte një lidhje me një femër, pasi kishte parë skenën e puthjes mes Sarah Michelle Gellar dhe Selma Blair, në filmin “Cruel Intentions”, në 1999. Në këtë moment kishte menduar se i pëlqen kjo gjë, por turpi kishte mposhtur impulset.

Demi ka pranuar se në të shkuarën ishte një tip shumë i mbyllur. Por gjërat ndryshuan dhe tani duket se i ka idetë e qarta, siç tregon rrëfimi i saj në Entertainment Weekly: “Pas marrëdhënies ne Ehrich e kuptova më në fund kush isha’. Isha e sigurt se do martohesha me Max dhe që do mbetesha shtatzënë me të, por gjërat nuk shkuan siç e kishim menduar. Nuk e di nëse do të kem lidhje sërish me një mashkull, por për momentin nuk e mendoj dot vetën shtatzënë.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb