Demi Lovato po përgatitet për albumin e saj të ri, pas rreth 2 vjetësh pauzë. Këngëtarja me origjinë meksikane, aktualisht është e përqendruar shumë ndaj shëndetit të saj, po punon për albumin e ardhshëm, i shtati me radhë.

“Përveç vizitave në studion muzikore, Lovato “ndjek orët e boksit në Los Anxhelos,” thotë një burim i afërt me këngëtaren.

Lovato, 26-vjeç, së fundi dukej e lumtur teksa u pa të largohej nga festa e datëlindjes se mikes së saj, këngëtares Chloe Star Nakhjavanpour e njohur si Etch, në West Hollywood.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb