SINGAPOR-Demi Lovato ka bërë një ‘krim të ri’ por këtë herë është vetëm për shaka. Këngëtarja është filmuar nga mikesha e saj teksa ka provuar të vjedhë një makinë, duke përfituar nga mungesa momentale e shoferit të mjetit.

Videoja e xhiruar gjatë vizitës së saj në Singapor është publikuar në Instagram nga vetë ajo.
Demi Lovato, aktualisht është impenjuar me lançimin e linjës së saj të produkteve të bukurisë Devonne.

Në javët e fundit ajo ka qenë në Azi për Turin e saj Demi World Tour, ku ka realizuar edhe videon e vjedhjes me titull ’Kur vjedh një makinë në Singapor’. (da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: