Një 55-vjeçar është goditur nga një dem në një festival në Spanjë, duke ndërruar kështu jetë. Kafsha u filmua teksa ndiqte viktimën dhe e hidhte në tokë, ndërsa shikuesit e tronditur u strehuan ku të mundnin për t’i shpëtuar “demit të tërbuar”.

Pjesëmarrësit e tjerë të festës në Onda, në provincën lindore të Castellon, u përpoqën të joshin demin për ta ndaluar atë të sulmonte sërish të plagosurin, ndërsa ai shtrihej pa ndjenja në tokë.
Ai u dërgua me urgjencë në spital ku u shpall i vdekur pas hemorragjisë së gjakut nga një plagë në kofshën e majtë pranë brinjëve, e cila kishte shpuar arterien.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: