TIRANË

Ish-ministri i Brendshëm teknik, Dritan Demiraj ishte i ftuar në rubrikën “Opinion” në News 24, ndërsa skanoi situatën politike dhe rolin që ka luajtur policia gjatë protestave të thirrura nga opozita e bashkuar.

Ai foli për qëndrimin e opozitës shqiptare në përballje me qeverinë duke shtuar se zgjidhja e ngërçit mund të ishte krijimi i një qeverie tranzitore, por pa Edi Ramën në krye.

“Marrëveshja para zgjedhjeve tregoi se Rama ishte jo i sinqertë. Një qeveri tranzitore mund të funksionojë. Duke qenë zoti Rama në krye unë jam kundër dhe nuk funksionon. Ne konstatuam parregullsi në zgjedhjet e 2017. Ne denoncuam raste dhe parregullsitë në zgjedhje, por Prokuroria nuk i hetoi. Rama përdori një marrëveshje për t’iu hedhur hi syve ndërkombëtarëve. Gjithmonë ka vend për marrëveshje.”, pohoi Demiraj.

Demiraj e quajti të turpshme përplasjen e Policisë së Shtetit më familjarët tek zona e “Petro Nini Luarasit” dhe kjo sipas tij ka shtuar paragjykime në policimin në komunitet. Ai komentoi edhe protestën e opozitës me 16 mars, ku për të cilën tha se do të jetë në kufijtë e jashtëzakonshmes dhe me pjesëmarrje masive të qytetarëve shqiptarë.

“Do jetë një protestë e jashtëzakonshme, sepse ka dhjetëra persona që kanë ardhur edhe nga Amerika. Shfaqja e djeshme tek “Petro Nini Luarasi” ishte e turpshme. Nëse do të isha unë në detyrën që kam patur, së pari:nuk do kishte shanse të ndodhin akte të tilla, së dyti: E dënoj propagandën. Protestat e opozitës kanë qenë paqësore. Në rast se do ta quanim të dhunshme se prishën një kërpudhë, atëherë shumë mirë sepse kjo kërpudhë nuk e ka fare vendin aty. Përdorimi  i lëndëve helmuese luftarake  kundër protestuesve është skandaloze dhe kjo tregon mungesën e paaftësinë së policisë”, tha mes tjerash Demiraj.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb