Drejtori i Informacionit në “News 24”, Robert Rakipllari, i ftuar në emisionin “Real Story”, deklaroi se nuk beson se KAS do të marrë vendim për përsëritjen e zgjedhjeve.

Rakipllari tha se Partia Demokratike e ka të vështirë që të faktojë këto manipulimet që pretendon për vjedhje të votave në 25 prill.

Pyetjes nëse ishin këto zgjedhje të lira dhe të ndershme, Rakipllari tha se ‘jo’, duke parashtruar disa arsyeje sipas tij.

“Është komplekse për t’i bërë analize procesit. Dita e zgjedhjeve, votimi, numërimi kanë qenë në proces korrekt. Përgjithësisht në Shqipëri, pjesa e procesit të ditës së votimit, apo numërimit, e ka ngushtuar procesin e manipulimit. PD do ta ketë të vështirë që të faktojë këto, pasi nuk është pranuar që të merren prova të tjera jashtë atyre agatëve. Pritet të merret një vendim nga KAS që do të përsëriten apo jo zgjedhjet. Unë besoj se ka pak shanse, te paktën atë që dëgjuam për Gjirokastrën. Është e vështirë që PD të faktojë manipulime në këtë fazë.

A ishin këto zgjedhje të lira dhe të ndershme? Nuk ishin. Pasi kishim një parti shtet, e cila duke nisur që nga ndryshimi rregullave të lojës, që u bënë në favor të një partie, duke marrë parasysh se ishin disa sigla. Në 2020-2021 pati shumë punësime në administratën publike. Ndërkohë që reforma territoriale u bë për të hequr këto punësime të kota. Rritja prej 10 mijë punonjës të administratën publike, që ka shkuar diku tek 183 mijë, kjo ndodhi në fund të 2020-ës. Kjo është pjesë që Kodi zgjedhor e ndalon. Nuk janë thjesht pretendime politike. S’më intereson nëse do fitonte PD, apo fiti PS. PS është parti e parë. PD s’ka mundur do që të dalë parti e parë. 628 mijë vota ka PD.

Të gjitha këto parregullsi mund të bënin humbësin fitues dhe fituesin humbës. Punësimet në administratë kanë arritur në nivelin më të lartë. Trysnia mbi administratën ka qenë gjithmonë, edhe në kohën e PD. Pushtetet në këtë mënyrë kanë ushtruar presion ndaj administratës. Paratë që janë dhënë për tërmetin gjatë fushatës elektorale. Legalizimet që janë bërë në pjesën e fushatës. Drejtësia e re këtu është në provë. PD ka bërë rreth 50 kallëzime në SPAK. Nëse SPAK do bënte hetime, do gjente se kush blinte vota. Mund të marr një rast, ditën e enjte, drejtori i Policisë së Shtetit dhe prokurori thanë se; “në makinën ku ndodhi vrasja s’kishte materiale të paligjshëm”. Pas zgjedhjeve prokurori tha; “janë gjetur lekë dhe karta identitetit”. Me patronazhistët është shkelur ligji. Rama ka thënë se të gjitha partitë moderne në botë kanë patronazhist, por jo që të përdorin të dhënat personale. Ligji për mbrojtjen e të dhënave personale nuk e lejon. Kodi Zgjedhor duhet t’i shqyrtojë. Vendimi për karantinën ishte politik. Ishte një mandat i fituar. Është çështje ligjore, jo që duhet apo nuk duhet. Praktikisht mendoj që nuk diskutojmë nëse humbësi do të ishte fitues apo fituesi humbës, pasi PS fitoi zgjedhjet. Jemi në kushtet e një demokracie të kontrolluar.”, tha Rakipllari.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb