NGA ARTAN FUGA*

Nuk është edhe aq kollaj që transparenca qytetare, demokracia dhe interesi i kapitalit, i sipërmarrjeve të rêndësishme, të shkojnë bashkë.

Nuk ka rrugë tjetër për të pasur model alternativ, por ama marrëdhënia e tyre është e ndërlikuar dhe kërkon reforma për ta bërë transparente ekonominë, për ta mbrojtur fuqinë publike, pra nëpunësin nga ndikimet e këqia që vijnë nga lobitë private, për ta nxitur demokratizimin që ligji të veprojë mbi këdo dhe jo vetëm mbi të fortët.

Cfarë na tregon rasti i mashtrimit që pranoi se kishte bërë kompania Wolksvagen nga ana e Presidentit të saj?

Kishte bord besimi koprorata, por as u duk bordi për ta mbrojtur sipërmarrjen nga e keqja që po bënte.
Kishte sindikata dhe shoqëri civile, por as bëzajti njeri në shoqërinë civle të denonconte kënd.
Kishte gazeta dhe gazetarë që hiqen si të fortë dhe të pakorruptuar nga asgjë, por asnjë gazetar nuk investigoi.

Kishte shtet dhe organizma shtetrorë, por asnjeri nuk ndërhyri të kontrollojë.
Pse?
Bordi shpesh është vegël e kryetarit të tij. A ju kujtohet banka e Shqipërisë???
Shoqëria civile blihet me parà. A nuk fle edhe te ne???
Gazetarët kanë presionin e reklamave që korporata jep, a nuk ndodh edhe te ne???
Shteti nuk kontrollon sepse merr taksa dhe ka fitime financiare nga korporatat private, për të mos thënë se ka nëpunês të shtetit që blehen me pesë lekë nga cdo biznesmen edhe trecerek i falimentuar. A nuk ndodh edhe te???
Duhet shkëputur shteti nga ndikimet e lobingjeve private. Ka mekanizma për këtë.
Duhet shkëput gazetaria investigative nga ndikimi i reklamës. Ka rregulla që e bëjnë të mundur këtë.
I duhen dhënë të drejta qytetarit dhe sindikatave, se nuk kanë të drejta më shumë se më parë veç që nuk internohen e ndonjë gjë tjetër…

Bordi nuk vlen….

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: