Analisti dhe publicisti Redi Shehu i ftuar në studion e emisionit “Open” në News24 ka folur në lidhje me 32-vjetorin e 8 dhjetorit, teksa ka thënë se Shqipëria nuk është brendësuar me konceptin që demokracia është e vetmja mënyrë që bëhet ndryshimi i pushtetit.

Sipas tij edhe pas 32 vitesh 8 dhjetori ka mbetur një ëndërr që ende nuk është realizuar. Ai shtoi më tej se Shqipëria i ka themelet në diktaturë, strukturën në tranzicion dhe fasadën në integrim për shkak të klasës politike të vendit.

“Ne vërtetë nuk duhet të jemi pesimistë por realistë. Kemi detyrë morale që pas 32 vitesh ta shohim me këtë optikë atë ngjarje dhe rezultatet sot. Lëvizja e dhjetorit ka brenda një seri anomalish që mund t’i kuptojmë tani, nuk ndryshuam mënyrën si e kuptonim demokracinë. Ne nuk jemi brendësuar me atë koncept, që demokracia është e vetmja mënyrë që bëhet ndryshimi i pushtetit. Këtu kemi dështuar, 8 dhjetori është një ëndërr që mbetet për tu realizuar pas 32 vitesh. Jemi një vend që ka themelet në diktaturë, strukturën në tranzicion dhe fasadën në integrim. Kjo strukturë e vendit pas 32 vitesh është në kontradiktë me vetveten, ky është produkti që kemi pas 32 vitesh për shkak të klasës politike në vend”, tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: