Kuptojeni se është betejë politike, fare normale në kushtet e një shoqërie që e quan veten demokratike. Nuk është betejë për salla, korridore, bodrume, haure, kotece, wc!

Cfarë mesazhi u jepet krerëve dhe militantëve në të gjithë Shqipërinë, kur te ish SHQUPI-ka përplasje qoftë edhe verbale dhe pastaj shkëmbime sharjesh dhe fyerjesh, për një sallë!

Në vend që shefi i administratës të dilte te dera dhe t’i priste me njerzillëk e t’u thoshte: Sallë doni? Posi, ja njëmëthi ju gjej një! Por mos bërtisni shumë se ka edhe mbledhje të tjera këtu!

Kuptojeni këtë! Demokracia është betejë politike edhe brenda partive. Përndryshe pranoni shoqërinë piramidale ku kryetari i partisë nuk lejon as mizën të bëjë shurrën te dritarja e shefit të administratës!

Një problem kaq minor dhe krijon sherre të kota, por që mund të ndizen në mënyrë të pakontrolluar në të gjithë vendin!

Shefi i administratës të ndërtesës të ish SHQUPI-t të bëjë gati salla ku jo vetëm anëtarë kryesie dhe shefa, por ku çdo grup seksioni po të dojë të bëjë mbledhje, koncerte, debate, çfarë t’i dojë kokrra e zemrës!

Nuk është politikë, është administrim ndërtese publike në pronësi të partisë!

Hapini hapësirat për anëtarët e partive! Nesër do të ndani edhe zyrat në Kuvendin e Shqipërisë! Edhe zyrat e antarëve të këshillave kur të bëhen zgjedhjet bashkiake! Edhe pronat! Pse çfarë kujtoni? Mos e kujtoni lojë?

O përjashtoji nga partia dhe mos i qas, apo të përjashtojnë ata dhe nuk të qasin, ose po qe se i ke në parti, ndërtesa është e militantëve, nuk është prona ku bëjnë foletë kryetarët dhe ku nuk hyn as miza pa kaluar nja dymijë roje që të shohin në kokër të syrit.

Mjaft me këto budalliqe! Le të bëhet beteja politike, por me rregulla dhe qetësisht, jo me rënie me karrike kokës a luftë me rrypa pantallonash nëpër wc.

Si mund ta quash atë masë drejtuesish të partisë si grup hajnish, kur dje i quaje demokratë të ndershëm. Kur votojnë pro teje janë demokratë, kur të kundërvihen janë hajni!!!

Cfarë bëhet kështu? Ja paskëshin qenë dhjetë, njëzet, njëqind hajna! Të gjithë hajna janë?!

Duhej rrethuar si në Kili stadiumi me trupa ushtarake dhe kthyer në burg!

Fërkoj sytë! Mos jam në ëndërr!!!

Marrë nga facebook i autorit

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb