Ish-Presidenti i SHBA, Bill Clinton ka uruar Joe Biden. Clinton thotë se tashmë SHBA ka një president të zgjedhur që do u shërbejë  dhe bashkojë të gjithë.

Ai shton se demokracia tashmë ka fituar pasi amerikanët folën qartë teksa uron Bidenin dhe Kamala Harrisin për fitoren e jashtëzakonshme.

 

STATUSI NGA BILL CLINTON

Amerika ka folur dhe demokracia ka fituar. Tani kemi një President të Zgjedhur dhe Zëvendës President të Zgjedhur që do të na shërbejë të gjithëve dhe do të na mbledhë të gjithë së bashku. Urime për Joe Biden dhe Kamala Harris për fitoren tuaj të jashtëzakonshme!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb