Kryedemokrati Lulzim Basha u shpreh sot nga njësia 8 në Tiranë, ku mori pjesë në votimin e kandidatëve të PD për Tiranën. Basha u shpreh se demokratizimi i PD sot do të jetë nesër një nga shtyllat e programit tonë, që vota e cdo qytetari të ketë peshën e saj.

“Sot kam ushtruar edhe unë të drejtën time si anëtar në një proces që bëhet për herë të parë në Shqipëri dhe në rajon, votën e anëtarësisë. Ky proces është zhvilluar në gjithë Shqipërinë, sot kulmon në Tiranë pjesëmarrja është tregues i qartë i pjekurisë politike dhe vendosmërisë tonë që sot të bëjmë realitet brenda radhëve tona atë që do bëjmë realitet nesër për të gjithë shqiptarët.

Shqiptarët duan dhe presin ndryshim dhe ndryshimi nis nga vota. Falënderoj demokratët, partnerët tanë që nga kristian demokratët gjermanë, konservatorët  britanikë, republikanët amerikanë,  që na ndihmuan të hedhim këtë hap, që nuk është vetëm një risi për PD, dhe partitë në Shqipëri, por për të gjithë rajonin. Demokracia nis nga brenda shtëpisë. Ky proces , i cili bëhet për herë të parë dhe ka natyrisht, vështirësitë dhe sfidat e veta, po shkon drejt përfundimit duke mbajtur zotimin e dhënë ku zëri dhe vota e anëtarëve të PD do të kenë rolin e tyre vendimtar për përcaktimin e përfaqësuesve të lartë politikë të PD.

Kjo është një garë brenda PD, beteja e vërtetë na pret. Demokratët shqiptarë janë të vetëdijshëm për pritshmëritë dhe urgjencën e cdo shqiptari për të sjellë një ndryshim real. I siguroj shiptarët se procesi që po përfundojmë , demokratizimi i PD sot do të jetë nesër një nga shtyllat e programit tonë, që vota e cdo qytetari të ketë peshën e saj. dhe qeveria mos jetë peng i një grushti njerëzit, të jetë peng e një grushti njerëzisht. “ u shpreh Basha.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: