POGRADEC 

Presidenti i vendit Ilir Meta nga Pogradeci, deklaroi se demokracia në vendin tonë nuk ka për t’u bërë kurban.

Meta theksoi se Vlora është më e rënduara, duke shtuar se qyteti bregdetar ia ka bërë Ramës gati dhomën e psikiatrisë.

“Kjo qeveri ka ikur nga mendja, përpos të tjerave. Qeveritë që do vijnë do kenë frikë nga populli dhe askush nuk do cenoj interesat e qytetarëve dhe askush nuk mund të intimidojë ata, e t’i zhbëjë me qytetarë nga Bangladeshi apo shtete të tjera. Nuk jam këtu për t’u marrë me njeriut që është certifikuar për çrregullime. Fundi i marrëzisë është 25 prilli, demokracia nuk do bëhet kurban.

 

Data 25 prill do jetë triumfi i djemve dhe vajzave për të ardhmen e tyre dhe bashkëmoshatarëve të tyre, për t’i kthyer nga jashtë vendit. Njeriu që duhet të ishte në burg për Dibrën dhe për t’i bërë tërmetin Vlorës, kanë zgjedhur Afrim Qendron, që duhet të ishte në burg, që kontrollon gjithçka që të ndrydhin vlonjatët. Por, Vlora përherë ia ka bërë vora. Vlora është e lënduar dhe ia ka bërë dhomën e psikiatrisë, Ramës gati. Përgjigjen do e marrin te sheshi i Flamurit më 25 prill”, u shpreh Rama.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: