SHBA– Kryesuesi i Komitetit Kombëtar të Demokratëve, Tom Perez ka thënë se demokratët mund të triumfojnë ndaj presidentit aktual, Donald Trump më 2020, dhe se fitorja e demokratëve këtë javë tregon se “ne mund të fitojmë gjithandej”, transmeton AP.


I pyetur se çfarë ka mësuar Partia e Demokratëve më 2018 ashtu që të zbatohet në fushatën presidenciale të vitit 2020, Perez ka thënë se “ne duhet të zgjerojmë elektoratin, duhet të garojmë çdo vend”.

Ai ka thënë se Komiteti që drejton ai do të japë udhëzime për formimin e kalendarit rreth debateve presidenciale para përfundimit të këtij viti. Përveç tjerash, ai ka thënë se pret më shumë debate sesa në vitin 2016.

Në zgjedhjet për Konges, të mbajtura të martën në SHBA, demokratët kanë fituar kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve. Megjithatë republikanët kanë zgjeruar kontrollin e tyre në dhomën e lartë të Kongresit, Senatin amerikan.