TIRANE– Një ditë pas miratimit të buxhetit të vitit 2018 për Bashkinë e Tiranës, këshilltarët demokratë, të cilët dje braktisën mbledhjen, dolën sot në një konferencë për shtyp.

Gjatë fjalës së tij, një nga këshilltarët e PD-së, Kreshnik Çollaku pohoi se mbledhja e Këshillit Bashkiak ishte teatër, ndërsa theksoi se kjo ishte edhe arsye se pse braktisën sallën. Ai tha se sot kryeqyteti është pa buxheti, pasi mbledhja e djeshme nuk merret parasysh.

“Dokumenti i prodhuar nga administrata e bashkisë kishte mungesa ligjore. Dhe duke u nisur për të bërë një debat serioz, gjetëm një sallë të manipuluar dhe individë që ishin ulur në karrige, por pa sjell asgjë për qytetarët. E lamë sallën, por jemi të ndërgjegjshëm karshi atyre që na kanë votuar. Shfaqja e Veliajt para një trupe këshilltarësh, që mund të ishin miqtë e tij, ishte një shfaqje. Aktualisht Tirana është pa buxhet”, tha Çollaku.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb