Ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj, në një takim elektoral në Tiranë, tregoi punët e mira që Partia Socialiste sipas tij ka bërë në këto tetë vite.

Ahmetaj theksoi se në planin e PS janë të rinjtë dhe fëmijët, e për këta të fundit, veç sigurimit të teksteve shkollore falas, do të vendoset edhe mësimi i gjuhës angleze falas duke nisur nga klasa e parë.

“Faleminderit që jemi mbledhur në këtë aktivitet fantastik. Një duartrokitje për numrin 12 dhe Edi Ramën kryeministrin e ardhshëm e të sotshëm. Të dashur miq, edhe unë jam i emocionuar. E kam të shpeshtë të flas mes miqsh, në fushatë, por sfidë emocionues të flasësh përpara miqve në njësinë nr.4. Ju jeni zemra e Partisë Socialiste që pulson për fitoren e 25 prillit. Lexojeni ça thotë, Shqipëria është e ardhmja jonë. Një mik i imi më tha që nuk ma merrte mendja që në krye të tre muajve do të kishim një skuadër me 1.400 vullnetar që punojnë për PS, faleminderit kapitenëve dhe Fressh-it. Ne kemi bërë ndryshimin e madh për këtë vend. Kryeministri e thotë, mbrapa kishim një gropë, para një shkëmb. E ndryshuam Shqipërinë, mbani mend kur takuam atë personin me karrocë dhe tha më kishim mbajtur paratë e ndihmës. Besarta tha që nuk ka pasur para për të blerë libra, sot ato janë falas dhe nuk ka më lot nënash në sy se s’kanë para të blenë libra.

Shqipëria normale e tyre është e bombave molotov, lënia e mandatave, Shqipëria normale është e PS, që në fakt nuk përfaqëson vetëm socialistët, por është partia e të gjithë shqiptarëve. Prandaj na janë bashkuar demokratë që hedhin testerat e PD, në mënyrë që ti tregojmë Bashës e tentojnë ta marrin për budalla këtë popull, pallavrat e tyre nuk e beson njeri. Ju duhet të jeni pjesë pas 5-6 vitesh kur të jeni në Evropë. Ju do të konkurroni me të rintjë italianë, çekë, austriakë, e ky program do iu bëjë pjesë për të konkurruar në Shqipërinë e së nesërmes.

Programi tjetër ka zero për ju, e vetmja gjë është gënjeshtra. Po për nënën e re që nuk e çon dot fëmijën në Çerdhe çfarë ka programi, për familje që i ka të ardhurat deri në 1 mln të vjetra, programi i PS ka në fokus që të japë 100 mijë dhe fëmijën ta çojë në çerdhe. Pjesa tjetër tek fëmija, programi i PS thotë që fëmija në klasë të parë do të mësojë anglisht dhe PC dhe në krye të 10 viteve do të kemi një brez të tërë që flet rrjedhshëm anglisht. Mendoni kurrë vizitojmë kompani fasonë sa shumë janë punësuar dhe prodhuar.

Tani prodhojnë për kompanitë më të shtrenjta. 25 prilli, është një ditë e madhe për shqiptarët, do të shënojë pikën e moskthimit mbrapa kurrë për këtë vend që ka provuar skenarë të shumta. 25 prilli do tregojë se ata janë provuar, gjykuar dhe do të qëndrojnë në opozitë. Numri 12 Partia Socialiste është më e bukura e shqiptarëve”, u shpreh Ahmetaj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: