Protestuesit janë mbledhur para selisë së PD-së, në pritje të daljes së kryetarit të opozitës, Sali Berisha, për t’iu bashkuar protestës para Kryeministrisë.

Një qytetar, i cili kishte udhëtuar nga Kuçova drejt Tiranës, mbështetës i PD-së tha për gazetarin Osman Stafa tha se kryeministri duhet të jepte dorëheqje dhe se në vend duhet të mbaheshin zgjedhjet e parakohshme.

“Çdo gjë po bën që të protestojmë. Krimi është i pranishëm në çdo kohë, populli nuk duron dot më. E mira është që kryeministër të japë dorëheqje, të mbahen zgjedhjet e parakohshme. Në Kuçovë ndihet dhe varfëria. Unë punoj si usta (në ndërtim). Më parë kishte punë, populli kishte lirinë e veprimit, kurse tani janë shtrënguar gjërat dhe ngacmimet janë në kulm. Në Greqi u përplasën trenat dhe po japin dorëheqje ministrat, rrezik ta japë dhe kryeministri. Në Shqipëri ndodh e kundërta, qeveria bën ça të dojë.”, tha protestuesi.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: