Tashmë është zyrtare. Demokratët do të shkojnë në zgjedhjet e pjesshme vendore me 2 kandidatë. Një do të përfaqësojë Partinë Demokratike, dhe një tjetër Komisionin e Rithemelimit, në koalicion me LSI-në. Sipas Ervin Salianjit, koalicioni me LSI, është prerje në besë për demokratët, sepse kandidatët e paraqitur janë të Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Ndërsa Belind Këlliçi, shprehet se demokratët janë pyetur për këtë koalicion me LSI-në, dhe se janë shprehur pro, e sipas tij ishte po kjo parti që në 25 prill, luftoi për të bërë Bashën kryeministër.

Sipas Salianjit, PD këtë herë do të këtë përballe 2 parti të majta, ndërsa Këlliçi thotë se LSI nuk ka ndryshuar qëndrim përballë Ramës, edhe pas 25 prillit.
Belind Këlliçi shprehet se arsyeja e mospublikimit të kandidatëve të Lulzim Bashës për këto zgjedhje, është se askush nuk pranon të kandidojë.

Ndërsa Ervin Salianji thekson se PD do të përfaqësohet në këto zgjedhje me kandidatët më të mirë, ndërsa tha se kandidatët e Berishës, nuk kanë asnjë spikatje në komunitetet e tyre.
Të dy deputetët demokratë, njëri mbështetës i Berishës dhe tjetri i Bashës, shprehen të bindur se do të jenë fitues në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb