Nga: ELDA MENGA
TIRANE – Konsensusi për dekriminalizimin u arrit. Asgjë nuk i ndal palët që të miratojnë ligjin konsensual në Parlament, edhe pse demokratët nuk ndryshojnë qëndrim për testin e drogës. Pak ditë pasi shumica në komisionin e posaçëm rrëzoi nenet për testin e drogës, të djathtët ripropozojnë dy amendamentet të cilat nuk janë më pjesë e ligjit për të cilin është arritur dakordësia.

Lëvizja e demokratëve, një ditë para seancës plenare, synon që qëndrimi politik i demokratëve të bëhet pjesë e debatit të fortë që do zhvillohet të enjten ne parlament.
Për opozitën, përdorimi i substancave narkotike duhët të përbëjë kusht pengues për t’u zgjedhur apo për t’u emëruar në funksione publike.

Kush refuzon testin e drogës duhet te trajtohet si përdorues i substancave narkotike. 2 muaj kohë u jepet funksionarëve në detyrë për tu vetëdeklaruar, përdorimi i drogës u kushton mandatin. Pas arritjes së marrëveshjes mes palëve, testi i drogës nuk është kusht për kalimin në kuvend të ligjit konsensual për dekriminalizimin.
(er.nu/news24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: