TIRANE- Pas zgjedhjes së Gramoz Ruçit në krye të Kuvendit të Shqipërisë, të shumtë kanë qenë reagimet kundër tij. Ndonëse demokratët ishin shprehur kundër këtij propozimi, dy prej deputetëve nga radhët e tyre votuan pro Ruçit. Lidhur me këtë fakt, të shumta kanë qenë reagimet e demokratëve në “Facebook”. Kështu, Kreshnik Çollaku, kreu i departamentit të Marrëdhënieve me Jashtë, shkruan: “Ju Dy ushtaret e Gramozit…kudo qofshi, kushdo qofshi…,nuk me përfaqësoni me !!!Skllever”. Ndërkohë, Edvin Kulluri anëtar i Këshillit Kombëtar shkruan:

“Lista e kandidateve per deputete ishte vendimi im personal”! Patjeter i dashur kryetar, ndaj 3 prej tyre votuan Rucin!!!”. Sakaq, një tjetër anëtar i Këshillit Kombëtar, Julian Deda, shkruan në faqen e tij të ‘Facebook’-ut se:

“Une e parashikova sot, qe çdo gje do legjitimohej nga opozita, qe nuk e kam idene se ke perfaqeson. Mua jo, sepse po te ishte per mua, votimi duhej te ishte bojkotuar. Nejse. Mazhoranca sot kishte 80 vota. PS 74, PSD 1, PDIU 3 dhe 2 PD. Keta dy te fundit i kane te gjitha mundesite te shtohen ne ditet ne vazhdim. Skandaloze. Urime Lul Basha, ke bere zgjedhjen e duhur. Kjo ishte lista jote e “demokrateve besnike””.

Ndërkohë, të turpshme i ka cilësuar dy votat pro, ish-deputetje Arbjola Halimi. “Ja edhe arsyeja perse i vuri ne rresht te votojne, kur kemi dale nga salla per ceshtje shume me pak delikate. Votat pro. E turpshme. Pa fjale”, tha Halimi.
arbjola-halimi

edvin-kulluri

julian-deda-3

kreshnik-collaku
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: