Enkelejd Alibeaj gjatë prezantimit të kryetarit të ri të PD në Durrës , është shprehur se regjimi i kryeministrit Edi Rama po varfëron çdo ditë e më shumë shqiptarët, duke shtuar se beteja e PD është largimi i këtij regjimi.

Reagimi:

Alibeaj prezanton kryetarin e ri të PD më Durrës: Përballë nesh qëndron Edi Rama, në krye të një regjimi që po i varfëron dhe largon shqiptarët çdo ditë  Dje më prezantimin e kryetarit të degës së Partisë Demokratike, Durres Joni Myshketa. I riu durrsak që do të drejtojë një nga degët më të rëndësishme dhe vitale të demokratëve. Takimi i djeshëm me pjesmarrjen dhe të deputetit të Durrësit, Ferdinand Xhaferri, të deleguarit të kryesisë për qarkun dhe njëkohësisht sekretari  organizativ, Flamur Hoxha, i sherbeu dhe procesit të riorganizimit të PD-së në Durrës. Demokratët po kalojnë një periudhe të vështirë mes problemeve të brendshme, por një gjë është e qartë: përballë nesh qëndron Edi Rama, në krye të një regjimi që po i varfëron dhe largon shqiptarët çdo ditë e më shumë. Vetëm një ndryshim rrënjësor, me alternativën dhe mendësinë e një klase të re politike, do të mund të risjellë shpresën dhe mirëqenien e merituar për shqiptarët.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: