Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë takimit të zhvilluar me demokratët e njësisë 5 në Tiranë ka thënë se synimi i protestës së 6 dhjetorit është paraqitja e realitetit shqiptar “ashtu siç është” te mediat e huaja për shkak edhe të pjesëmarrjes së rreth 1000 gazetarëve të huaj në lidhje me samitin.

Sakaq, Berisha foli edhe për protestat e fundit të Partisë Demokratike të cilat sipas tij kanë lënë shumë demokratë zemërthyer, për të cilat tha se “lisi nuk bie me një të rënë”, ndërsa e cilësoi kryeministrin Rama si “një kalbësirë që do rrëzohet se nuk respekton asnjë ligj”.

“6 dhjetori synon të paraqesim realitetin shqiptar ashtu si është jo ashtu si e ka deformuar Edi Rama me emisarët e tij në Evropë dhe botë. Është një rast i veçantë, janë mbi 1000 gazetarë të mediave nga gjithë bota dhe ne duhet të paraqesim realitetin. Ne armik kemi Edi Ramën dhe kjo protestë kundër tij.

Nuk mund të ketë zhgënjim të Partisë demokratike, por duhet të jemi të gjithë të përgatitur për një lëvizje të fortë protestuese në vazhdim. Ne nuk dështojmë në rrugën tonë. Edi Rama nuk merr parasysh, të besosh se ai do ndryshojë, ne do përgatitemi për protesta të qëndrueshme, do strukturojmë protestat tona për kauzën që është e drejtë. Shumë demokratë kanë ngelur zemërthyer nga protestat e kaluara, lisi nuk pritet me një të rënë. Por ai është një kalbësirë që do e rrëzojmë se nuk respekton asnjë ligj e rregull, nuk kemi rrugë tjetër. Jemi në një proces, kemi primaret, dhe ua them se pas themelimit të PD-së ky është procesi i dytë më i rëndësishëm për lirinë në vend. Nuk është i përsosur, por është më i rëndësishmi.

Po vendosim që ai që do zgjidhni ju do jetë nga vota juaj, jo nga Sali Berisha. Kryeqytetarin e deputetët do jenë nga vota juaj, ky është rregulli i lirisë e dinjitetit, ai tjetri është i autokracisë e diktaturës. Arrin një parti që doli nga një histori terrorizmi dhe arriti të fusë votën e lirë, dhe në fund u kthye në origjinë duke hequr votën. Po e imitonte tragjikisht PD, thoshte ish-kryetari janë 5200, salla kishte 1900 karrige. Sa më shumë të votojnë demokratët aq më të sigurt do ta bëjmë të ardhmen tonë”, u shpreh Berisha.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: