TIRANË

Mbyllet zyrtarisht orari i votimit për kryetarin e ardhshëm në Partinë Demokratike. Në orën 19:30 ka filluar dhe numërimi i votave në 76 qendrat e votimit në gjithë Shqipërinë.

Paraditen e së nesërmes do të shpallet dhe fituesi i cili do të jetë dhe kryetari i PD për 4 vitet e ardhshme.

Kreu i Komisionit të Zgjedhjeve në PD, Jemin Gjana, publikoi të dhënat e fundit të votimit në orën 17:00 ku tha se dy orë nga përfundimi i votimit kanë votuar 33 mijë e 47 anëtarë ose 44% e numrit total.

Ai thekson se nuk ka pasur probleme gjatë procesit të votimit duke garantuar se në orët e fundit s’ka pasur as lëvizje të përfaqësuesve të kandidatëve.

‘’Numri i votuesve 33 mijë e 47 anëtarë ose 44%. Tirana ka 9 mijë e 821 anëtarë që kanë votuar. Në raport me 21 mijë anëtarë që ka Tirana, është 46%.

Nuk kemi problem të tjera në vazhdim, në 3-4 orët e fundit s’ka pasur lëvizje të përfaqësuesve, nuk janë ndryshuar më. Dua t’ju bëj me dije dy verifikime që bëmë. Në Kombinat u paraqit, një me FB na del një emër i njohur nga mediat investigative që ka shkuar të votojë me pajisje, është larguar. Shpresoj mos shkojë në vend tjetër.

Një nga përfaqësuesit e kandidatëve, u informuam se 3 votues në Sarandë kanë votuar dhe në Vlorë e Gjirokastrë, nuk rezulton, votuan vetëm në Sarandë. Tani po i përgjigjem përfaqësuesit.”- tha Gjana.

 

Në garë për të drejtuar partinë e dytë më të madhe në vend janë kreu aktual i PD, Lulzim Basha, dhe tre demokratë të tjerë Fatbardh Kadilli, Edith Harxhi dhe Agron Shehaj.

Anëtarësia e PD në të gjithë vendin votoi mes katër kandidatëve për të zgjedhur kreun e ri të partisë, që do t’i udhëheqë për katër vitet e ardhshme.

Janë në total 75 mijë anëtarët e PD, që kishin të drejtë ti drejtoheshin 76 qendrave të votimit të ngritura në të gjithë vendin, përmes të cilave ata mund të ushtronin të drejtën e votës për të zgjedhur kryetarin.

Sipas udhëzimit, ata duhet të zgjidhnin vetëm 1 prej kandidatëve, pasi vota e tyre do të jetë nul nëse kanë votuar për më shumë se një prej katër emrave në garë. Në fletën e votimit, Fatbardh Kadilli ishte i renditur i pari, e pas tij Edith Harxhi, Agron Shehaj e Lulzim Basha i katërti.

 

17:00 KOMUNIKIMI I PASDITES I KRYETARIT TË KOMISIONIT ZGJEDHOR, JEMIN GJANA.

Ka një lëvizje pozitive të shifrave. Me të dhënat e orës 16.00 pasdite, numri i votuesve në shkallë vendi është 33 mijë e 47 anëtarë e barabartë me 44% të votuesve.

Tirana ka 9 mijë e 821 anëtarë që kanë marrë pjesë në votim, në raport me 21 mijë anëtarë që ka Qarku i Tiranës, pjesëmarrja e votuesve në Tiranë është diku tek 46%. Nuk kemi probleme të tjera në vazhdim. Në 3-4 orët e fundit nuk ka patur më lëvizje të përfaqësuesve, nuk janë ndryshuar më.

Dua t’ju bëj me dije edhe dy verifikimet që ne bëmë. Në Kombinat është paraqitur një, që me këto “Faceboook”-et na del një emër i njohur, nga këto mediat investigative, që ka shkuar, ka tentuar të votojë me pajisje. Është larguar në punë të vet. Shpresoj të mos ketë shkuar në ndonjë vend tjetër.
Ndërkohë, që nga një nga përfaqësuesit e kandidatëve morëm një informacion që tre votues që kanë votuar në Sarandë, kanë votuar njëkohësisht edhe në Vlorë dhe në Gjirokastër. Nuk është e vërtetë, nuk rezulton që kanë votuar në Vlorë dhe në Gjirokastër. Kanë votuar vetëm në Sarandë. Tani po i kthejmë edhe përgjigjen zyrtare përfaqësuesit të kandidatit që na përcolli shqetësimin.

Pyetje: A është zgjidhur problemi i atyre anëtarëve të PD të cilët nuk e kanë emrin në listën e qendrës ku shkojnë për të votuar, por e kanë kartën e anëtarësisë. A kanë mundur dot të votojnë?

Jemin Gjana: Në përgjithësi janë lejuar të votojnë, pa i penguar. Kur kemi mbajtur një qëndrim edhe në udhëzimet që kemi shkruar. Sepse pashë që zonja Konjari që ishte e pezmatuar sepse nuk kishte gjetur emrin në listë. Është e vërtetë që ka njerëz, aktivistë, anëtar të PD që nuk e kanë emrin në listë për efekt të përpunimit të herë pas here në sistemet e IT të emrave. Ngaqë e kemi ditur këtë paraprakisht edhe kemi mbajtur këtë qëndrim; që nëse nuk rezulton emri në listë por disponon një kartë anëtarësie të mund të votosh me kartë anëtarësisë. Natyrisht u kërkojmë ndjesë që janë detyruar të votojnë kundrejt kartës së anëtarësisë sepse nuk kanë patur emrin në listë, por janë pengesa ose janë lëvizje të paqëllimshme, duke qenë të paqëllimshme prandaj kemi krijuar edhe një hapësirë tjetër në udhëzime. Sepse po të ishte një lëvizje, një heqje e qëllimshme, nuk u jepnim mundësinë që të votonin me kartën e identitetit dhe i pengonin. Nuk ka patur asnjë tentativë dhe asnjë qëllim për t’i penguar.

Pyetje: Z.Gjana, po rezultatin kur do ta keni? Do ta keni brenda datës së sotme apo mëngjesin e nesërm?

Jemin Gjana: Besoj se një të dhënë operative do të marrim diku tek 3 apo 4 orë pasi të jenë mbyllur qendrat e votimit por gjithmonë është një e dhënë operative, jo përfundimtare, nuk është rezultati përfundimtar. Ne do të presim deri nga mesnata të gjithë degët që janë afër Tiranës, të presim të dorëzojnë materialet, do t’i mbyllim në zyrën e Komisionit të votimit. Kutitë e mbyllura që do të kenë brenda të gjithë matrialet e votimit. Degët që janë shumë larg, psh, Tropoja, Saranda, kolonja, etj, do t’i presim që t’i sjellin diku nga orët e para të mëngjesit, sepse edhe ata do të pushojnë 2-3 orë dhe do t’i sjellin. Porosia është që t’i shoqërojë kryetari i komisionit dhe cilido nga përfaqësuesit e kandidatëve që është i pranishëm në atë komision përkatës. Pasi të kenë mbërritur kutitë e fundit të nesërmen e orëve të para të mëngjesit, atëherë do të fillojmë hapjen e kutive, do të nxjerrim vetëm procesverbalet dhe do të hedhim në sistem vetëm procesverbalet, do të bëjmë shumatoren dhe pastaj do të komunikojmë fituesin zyrtar nesër paradite.

 

13:40 KOMUNIKIMI I KRYETARIT TË KOMISIONIT ZGJEDHOR, JEMIN GJANA

  • foto galeri

E dhëna e pjesëmarrjes për orën 13.00 në shkallë vendi janë 23 mijë e 536 anëtarë që kanë votuar, diku tek 31.3% në raport me 75 mijë e 67 anëtarë që janë.

Procesi ka vazhduar normalisht, ndërkohë ka ndonjë zëvendësim të vëzhguesve të ndonjë prej kandidatëve në garë për arsye të ndryshme, probleme të tjera nuk kemi.

Pyetje: Z. Gjana keni ndonjë përgjigje për kandidatët në garë të cilët edhe nga selia blu kritikuan procesin si të njëanshëm, vëzhguesit e tyre janë dëbuar, janë nxjerrë jashtë, një garë e pabarabartë, keni një përgjigje? Madje edhe z.Nishani, kreu u Këshillit Kombëtar, pak më parë e quajti maskaradë elektorale.

Jemin Gjana: Mos e ka ngatërruar me 25 prillin ndoshta, por gjithësesi është në drejtën e tij. Jemi përpjekur të mos krijojmë asnjë problem, për personat që janë vëzhgues të kandidatëve. Vetëm gjatë ditës së sotme, vetëm në tre orët e paradites, vetëm për llogari të kandidatit Shehaj, kemi ndërruar tre komisionerë në Lushnje. Kemi larguar Ermal Sefën me kërkesën e kandidatit, e kemi zëvendësuar me Ferdinad Zdravën po me kërkesë të kandidatit, kemi larguar Ferdindand Zdravën ,e kërkesë të kandidatit dhe e kemi zëvendësuar me Fabio Hoxhën po me kërkesë të kandidatit. Nëse kanë probleme me individët që i çojnë për përfaqësim, nuk u qëndrojnë apo nuk bëjnë ato që u kërkojnë kandidatët, është çështje e tyre. Nuk kemi lejuar asnjë njeri të shkelë asnjë prej rregullave dhe udhëzimeve që kemi dhënë. Më vjen keq që e kthejmë në një debat dhe një lojë politike.

Z. Gjana, ju thoni se nuk keni lejuar askënd që të cënojë udhëzimin, por në rrjetet sociale po qarkullojë foto ku është fotografuar vota, kryesisht votë për kryetarin në detyrë . Lulzim Basha.

Jemin Gjana: E kam konstatuar këtë në dy raste, nuk janë vota, është fleta e votimit që është publikuar, mbi të cilën njerëzit kanë bërë shënim dhe e kanë futur në rrjetet e tyre për të nxitur individët të votojnë për një kandidat ose për një tjetër, por nuk janë fotografime të votave brenda qendrës së votimit. Se ç’bëjnë individët nga jashtë qendrës së votimit është punë e tyre.

Pyetje: në njësinë 5 vazhdon normalisht votimi?

Jemin Gjana: Votimi në njësinë 5 është duke vazhduar shumë normalisht. Dua të falënderoj përfaqësuesen që u dërgua atje që në orën 11.00 Barbara Doda, e cila po tregon korrektësinë maksimale në ndjekjen e procesit për llogari të kolegut Shehaj i cili pati një përfaqësim në orët e mëngjesit me një përfaqësuese tjetër që u tregua problematike, fotografonte, filmonte, bërtiste, krijonte probleme brenda qendrës, ranë dakord ta zëvendësojnë, e kemi zëvendësuar dhe procesi vijon normalisht.

Pyetje: Z. Gjana, pas deklaratës së z. Nishani në Devoll, ai theksoi se është përgjysmuar lista e anëtarëve të PD-së dhe e cilësoi këtë si një lloj frike që mund të ketë kryetari Lulzim Basha. A është e vërtetë kjo?

Jemin Gjana: Nëse në Devoll është përgjysmuar lista, unë ju bëj me dije se nuk ka përgjysmim të listave por normalisht mund të ketë ende në lista prandaj ne kemi vënë një klauzolë që të votojnë njerëzit që kanë karta anëtarësie. Nëse ka në Devoll, unë po ju them se ka ndodhur edhe në Has, një problem me listën që është në sistem, sepse kanë bërë një riorganizim në muajt e fundit. Nuk e kanë updat-uar dhe ka mbetur lista e votimit për kandidatët për deputetë. Nuk kemi bërë asnjë ndryshim, asnjë shtesë sepse kemi dashur t’i qëndrojmë korrekt deklaratës së bërë nga fillimi. 75 mijë e 67 anëtarë kemi në sistemin elektronik të partisë dhe do të shtohen vetëm ata që do të shkojnë me kartë identiteti. Nuk ka absolutisht, ju garantoj për këtë, asnjë veprim të qëllimshëm të kësaj natyre. Normalisht, na dalin individë të veçantë që mund të kenë patur pozicione partie nëpër degë, n/kryetarë, sekretarë, etj, që u ka ikur emri nga sistemi, janë detyruar të shkojnë në familje, të marrin kartën të shkojnë të votojnë. Por, gjë të qëllimshme nuk ka. E them këtë me përgjegjësi të plotë.

 

 

Përditësimi i orës 10:30 nga Jemin Gjana:

 

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb