TIRANE

E ftuar në emisionin “Dritare me Rudinën” në News 24,  Elona Demollari, drejtoresha e burgut të grave në ‘Ali Dem’, ka komentuar se sa ndryshe trajtohet një femër  në krahasim me një mashkull kur ndodhet pas hekurave.  Demollari tha se nëse një mashkull i burgosur ka rreth 70 vizita  në ditë, me një femër ndodh krejt e kundërta, madje ka raste kur ajo braktiset nga familja.

Ajo shton se në shoqërinë shqiptare burgosja e një femre është një turp.

“Nëse në burg meshkujt kanë rreth 70 takime nga familjaret, në burgun e grave ka rreth 7 takime. Femrat braktisen nga familje. Nëse një burrë hyn në burg, nëna, gruaja, motra gatuajnë, ndërsa kur hyjnë femrat i ka turpuruar”, u shpreh ajo.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb