Koreja e Veriut i ka bërë thirrje Kombeve të Bashkuara që të ushtrojnë ndikimin e saj në SHBA dhe Korenë e Jugut për t’i penguar ato nga zhvillimi i stërvitjeve të përbashkëta ushtarake në Gadishullin Korean. Peniani ka paralajmëruar se veprimet e dy vendeve e kanë bërë situatën në rajon “ jashtëzakonisht të rrezikshme. ”

Kim Son Gyong, një zyrtar i lartë në Ministrinë e Jashtme të DPRK-së, i bëri thirrje OKB-së dhe komunitetit ndërkombëtar që “të nxisin fuqimisht SHBA-në dhe Korenë e Jugut që të ndalojnë menjëherë komentet e tyre provokuese dhe stërvitjet e përbashkëta ushtarake.

Seuli dhe Uashingtoni njoftuan të premten planet për më shumë se 10 ditë stërvitje ushtarake në shkallë të gjerë, që përfshijnë ulje amfibe si dhe bombardues strategjikë amerikanë B-1B. Stërvitjet do të zhvillohen nga 13 deri më 23 mars dhe do të jenë stërvitjet më të mëdha të përbashkëta në të paktën pesë vjet dhe më të gjatat e tyre në histori.

Zyrtari i Ministrisë së Jashtme të Koresë së Veriut i karakterizoi ato si një ” demonstratë ushtarake kundër DPRK”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb