Më 13 janar, në ndeshjen kundër Eintracht Frankfurt, Amir Abrashi u rikthye të luante me Freiburg pas një dëmtimi të gjatë. 27-vjeçari prej disa ndeshjesh po lunte si titullar me ekipin gjerman, por kur dukej se kishte gjetur formën optimale mesfushori ka pësuar një tjetër dëmtim, që këtë herë pritet ta mbajë jashtë fushave për një periudhë 6 mujore.

Lajmi i keq është bërë i ditur nga klubi i Freiburg, që me anë të një komunikate ka njoftuar se Abrashi duhet të operohet.

Pas kontrolleve mjekësore është mësuar se mesfushori shtatshkurtër ka këputur ligamentin e gjurit të djathtë dhe nuk i shpëton dot operimit. Mungesa e tij do të jetë e gjatë, rreth gjashtë muaj, ndaj ky është një lajm shumë i keq për stafin teknik të skuadrës gjermane. Gjithashtu edhe për Shqipërinë ai do të mungojë, çka i prish planet e trajnerit Panuçi.

“FC Freiburg duhet të japë njoftimin e mëtejshëm për Amir Abrashin dhe Caleb Stanco. Të dy kanë pësuar dëmtime të rënda në gju. Pasi doli nga loja në Berlin, Abrashi është diagnostikuar me një rupturë të ligamentit krocat në gjurin e djathtë. Futbollisti i kombëtares shqiptare është operuar. Trajtimi i meniskut të Stanko, i cili e kontraktoi gjatë përgatitjeve, gjithashtu kërkon operim. në u dëshirojmë të dy lojtarëve shërim të shpejtë”, njofton klubi gjerman.

Më shumë mundësi mesfushori do të humbasë ndeshjet që Shqipëria luan me Izraelin dhe Skocinë në shtator në Nations League. Pikërisht nga mesi i shtatorit pritet të vijë rikthimi i tij, çka nënkupton se në Bundesliga e ka mbyllur sezonin dhe duhet të mendojë për kampionatin e ri.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb