E papritur te Tirana. Vetëm disa ditë pasi u afrua me shumë bujë në kryeqytet te bardheblutë, Kristal Abazaj ka çarë meniskun dhe do të qëndrojë me gjasë më shumë se një muaj jashtë fushave.

Sipas asaj që shkruan Supersport, Abazaj ka udhëtuar drejt Kroacisë, vend në të cilin do marrë mjekim të specializuar. Ky është një lajm mjaft i keq për Tiranën, me këta të fundit që tashmë duhet të nxitojnë për të gjetur zëvendësuesin.

Afrimi i Abazaj shihej si një nga goditjet më të mëdha të kësaj merkatoje. Tirana ka qenë mjaft aktive në këtë dritare të transferimeve, me hyrjet dhe daljet që kanë qenë të shumta.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb