Një dëmtim i tmerrshëm i cili do ta detyrojë të qëndroi gjatë jashtë fushave i ka ndodhur Luis Martinez, lojtarit të Tigres në Meksikë.

Teksa po përpiqej të mbronte zonën ku një lojtar i ekipit kundërshtar të Santos Lagunës po tentonte për ta kaluar, Martinez ka rrëshkitur duke rënë shumë fort me gju mbi tapetin e fushës së gjelbër. Britmat e tij tregojnë se dëmtimi ka qenë me të vërtetë i rëndë dhe i dhimbshëm.

Klubi meksikan njoftoi se Luis Martinez ka pësuar një këputje të ligamentit të gjurit dhe gjithashtu ka dëmtuar meniskun. Koha e rekuperimit të 22-vjeçarit do të jepet pasi të kryejë disa operacione, por raste të tilla që kanë ndodhur më parë në futboll i kanë detyruar lojtarët të qëndrojnë edhe më shumë se një vit jashtë fushave.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb