Vetëm 5 minuta lojë, kaq zgjati aktivizimi i Joaqium Correa në sfidën kundër Empolit, një dëmtim muskulor në kofshën e majtë detyrojë sulmuesin të dilte nga fusha mes lotësh. Inzaghi foli për një problem të rëndësishëm ndërsa mbetet për tu përcaktuar koha e rikuperimit pas ekzaminimeve të radhës. Pikërisht dëmtimi i argjentinasit mund të frenojë për pak kohë largimin e Sensi, i cili ka gjetur akordin me Sampdoria.

Sensi pritet të qëndrojë të paktën edhe për sfidën kundër Venezia, gjithnjë nëse kjo sfidë do të luhet pasi klubi i Venezia ndodhet në një situatë kritike pasi për momentin rezultojnë 14 persona brenda ekipit të prekur nga COVID-19. “Deri sa të largohet do ta shtrëngojë fort”, u shpreh Inzaghi pas ndeshjes për njeriun që i dhurojë një biletë për në çerekfinalet e Kupës së Italisë.

Në të njëjtën kohë, drejtuesit e Inter po punojnë edhe në tregun e transferimeve, përpara sfidës kundër Bajrami me shokë, Beppe Marotta u pyet sërish në lidhje me një transferim të mundshëm të Dybala, sërish drejtori i Inter nuk u fsheh: “Kur një lojtar i kalibrit Dybala, i cili është në skadencë të kontratës, është normale që një klub i madh si Inter të interesohet. Pavarësisht këtij fakti më duhet të theksoj se kemi një repart ofensiv me shumë vlera, janë të gjithë profesionistë, edhe Inzaghi është kënaqur, por ne do të shqyrtojmë çdo okazion cilësor”, theksoi drejtori i Inter.

Në fakt kjo deklaratë e Beppe Marotta nuk është pa baza. Jo vetëm reparti ofensiv, por Inzaghi ka një ekip me shpërndarje perfekte të golit. 20 lojtarë kanë shënuar këtë sezon, si asnjë skuadër tjetër në pesë kampionet më të forta të botës, një statistikë shumë domethënëse.
(BalkaNWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb