Gjatë këtij sezoni që sapo u mbyll, duhet thënë se Partizani ka arritur të shmangë dëmtimet e rënda dhe të gjata, një problem që një vit më parë i kushtëzoi shumë, madje u shndërrua në një çështje më vete.

Mes gjithë problemeve të të kuqve, lajmi i mirë është se e mbyllën sezonin me të gjithë lojtarët dhe do të shkojnë në fazën përgatitore para Europës me të gjithë të gatshëm.

Në sezonin e shkuar të kuqve u munguan gjatë Bytyçi, Keko, Hadroj dhe Mba.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb