Milan po vlerëson se çfarë do të bëjë me Zlatan Ibrahimovic, mungesa e madhe e Piolit sot përballë Inter. Gjigandi suedez nuk po kalon një sezon pozitiv, kjo e kushtëzuar nga dëmtimet e shumta.

Tuttosport shkruan se drejtuesit e Milan janë ndalur tek ky detaj shumë i rëndësishëm, dëmtimet e shpeshta të pësuar nga Ibra. Sulmuesi më shumë ka qëndruar në infermieri por në të njëjtën kohë paguhet 7 milionë euro në sezon.

Të gjithë këto detaje kanë bërë që Maldini të mendohet edhe një herë, çfarë do të bëhet me Ibrën, një pikëpyetje e madhe e cila pritet të marrë një përgjigje në pranverë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb