Rifillimi i stërvitjeve në Serie A është shoqëruar më dëmtime të shumta, një situatë e cila ka alarmuar klubet pak përpara rifillimit të sezonit. Listës së gjatë i është shtuar së fundmi edhe Gonzaolo Higuain. Sulmuesi argjentinas është ndalur në stërvitjen e fundit si pasoj i një problemi në kofshë. Stafi mjekësor i “Zonjës së Vjetër” e pa të arsyeshme të dërgonte “El Pipita” menjëherë në infermieri për t’iu nënshtruar ekzaminimeve të mëtejshme.

Higuain
Higuain

Me anë të një komunikate për mediat klubi i Juventusit ka bërë me dije se Higuain ka pësuar një dëmtim në kofshën e djathtë dhe gjendja e tij do të monitorohet në ditët në vijim. Në këtë mënyrë, prezenca e tij në sfidën kundër Milan, më 12 qershor, vihet ndjeshëm në pikëpyetje. Higuain është lojtari i fundit i cili i shtohet listës së futbollistëve që janë dëmtuar këtë periudhë. Mes emrave më të rëndësishëm janë Zllatan Ibrahimovic apo Milinkovic-Savic. Mesfushori serb i Lazios pësoi një dëmtim në seancën stërvitore të së enjtes duke sjell tension në shtëpinë e ekipit kryeqytetas të cilët kërkojnë të ruajnë ecurinë pozitive edhe pas kësaj pauze të gjatë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb