Pasi shpenzoi shumë në merkaton e verës, Inter pritet të kthehet bindshëm në tregun e transferimeve të janarit. Konfirmimi për këtë vjen nga administratori i deleguar, Beppe Marotta. I kushtëzuar nga dëmtimet e shumta, i fundit ai i Nicola Barella, klubi zikaltër pritet të forcojë ekipin e Antonio Conte me lojtarë të tjerë.

Nintchdbpict000514435322 3 E1571659320312
Nintchdbpict000514435322 3 E1571659320312

Dy janë objektivat më të rëndësishme. I pari ka të bëjë me sulmin dhe i preferuari i teknikut interist është Olivier Giroud. Sulmuesi pritet të largohet nga Chelsea, por rivaliteti në garën për të marrë shërbimet e tij është shumë I fortë.

Rodrigo De Paul Udinese
Rodrigo De Paul Udinese

Një tjetër blerje kërkohet në mesin e fushës. Në krye të listës për këtë repart është futbollisti i Udinese, Rodrigo De Paul.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb