Festa e Milanit për rikthimin te suksesi me fitoren 2-1 në fushën e Romës është zbehur shpejt. Në skuadrën kuqezi vijnë lajme të këqia për dy lojtarët e rëndësishëm Zlatan Ibrahimovic dhe Hakan Calhanoglu. Të dy lojtarët dolën nga fusha të dëmtuar, ndërsa testet mjekësore të zhvilluara paraditen e së hënës nuk kanë sjellë rezultate të mira. Për sulmuesin suedez llogaritet një periudhë rikuperimi të paktën 3-javore.

Ibrahimovic Infortunio Condizioni
Ibrahimovic Infortunio Condizioni

Kjo do të thotë se ai humbet dy sfidat në Ligën e Europës kundër Manchester United si dhe të paktën tre përballjet e radhës në Serie A kundër Udinese, Verona dhe Napoli. Aspak i lehtë edhe dëmtimi i Calhanoglu, por në njoftimin e tij, klubi i Milanit bën të ditur se gjëndja e mesfushorit turk do të vlerësohet ditë pas dite.

39875928 9310247 Image A 24 1614561694353
39875928 9310247 Image A 24 1614561694353

I vetmi lajm I mirë vjen nga Ante Rebic. Sulmuesi kroat gjithashtu doli nga transferta e romës duke çaluar, por testet mjeksore nuk kanë zbuluar asnjë dëmtim të rëndë. Në këtë mënyrë, ai mund të jetë i gatshëm që për ndeshjen e së mërkurës kundër Udineze.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb